Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

U.d. presidentja Vjosa Osmani e viziton Klinikën Infektive në SHSKUK. (Ora 09:15, pas vizitës, konferencë për media në orën 10:00, para Klinikës Infektive)

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të mbajë konferencën e fundvitit.

(Ministria e Infrastrukturës, ora 10:00)

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban për konferencën e fundvitit për të arriturat dhe zhvillimet e punës në KPMM për 2020. (KPMM, rruga “Armend Daci”, numër 1, Prishtinë, ora 10:00)

Specializantët me kontratë me subvencion për shkollim specialistik nga Ministria e Shëndetësisë protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, ora 10:00)

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pret në takim sportistët të cilët i kanë sjellë medalje Kosovës.(Kabineti i Ministres Dumoshi, ora 11:00)

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) organizon konferencë për media. (Zyra Qendrore e Institucionit të Avokatit të Popullit, kati i 4 salla e konferencave, Prishtinë, ora 11:00)

KEDS dhe Klubi Alpin Prishtina (KAP) organizojnë një aktivitet të alpinizmit urban në ndërtesën qendrore të KEDS, ku pjesëtar të këtij klubi dhe pjesëtarë të FSK-së do të bëjnë lëshime vertikale me litar nga maja e objektit të Elektrokosovës. (Objekti i Elektrokosovës, ora 11:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon raportin “Fshehja e kundërligjshme e shpenzimeve publike për mbrojtësit e speciales”. (Hotel ‘Sirius’, Prishtinë, ora 11:00-11:30)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ministri Ramë Likaj do të flasë për punën dhe aktivitetet e realizuara në sektorin e arsimit. (MASH, kati 4, ora 11:00)

Selim Selimi paraqet raportin e punës gjatë mandatit të tij si ministër i Drejtësisë.

(Ministria e Drejtësisë, kati 9, salla 914, ora 11:30)

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të vizitojë Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. (Selia e OVL e UÇK-së Prishtinë, ora 12:00)

Organizuar nga Fondacioni Jeshil në partneritet me Miqt Pub, në kuadër të iniciativës Let’s Talk About Food Waste, mbahet eventi Disco Soup Pristina me temën “Miqtë e Ushqimit”. (Miqt Pub Prishtinë, ora 12:00 – 16:00)

Iniciativa e pavarur e të verbërve të Kosoves promovon librin me poezi dhe prozë "Kufijtë e pritjes" grup autorësh të verbër nga Kosova dhe Shqipëria dhe revistën për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar "Fuqia e fjalës". (Biblioteka Kombëtare Prishtinë, ora 13:00)

Kuvendi i Kosovës shqyrton në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

Me rastin e Ditës së Veteranit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj viziton OVL të UÇK-së. (Ora 14:30)

Përurohet fusha e futbollit në Prelez i Muhaxherëve, Ferizaj. (Ora 15:00)/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat