Asistenca sociale shpërndahet nga nesër

Kosova

Asistenca sociale shpërndahet nga nesër

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 13:03
Asistenca sociale shpërndahet nga nesër

Posta e Kosovës ka njoftuar se asistenca e rregullt sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Posta ka kërkuar nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare.

 Derisa kanë njoftuar se aktualisht janë duke u shpërndarë edhe asistencat në vlerë prej 130 euro.

Ju njoftojmë se aktualisht janë duke u shpërndarë Asistencat në kuadër të Masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat