Në disa pjesë të vendit qytetarët pa ujë të pijshëm, flasin nga Ujësjellësi “Prishtina”

Kosova

Në disa pjesë të vendit qytetarët pa ujë të pijshëm, flasin nga Ujësjellësi “Prishtina”

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Disa pjesë të vendit po përballen me reduktime të ujit të pijshëm, por kjo sipas ujësjellësit rajonal “Prishtina”, vjen si pasojë e e turbullirës së ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut.

Nga kjo kompani thonë që po e bëjnë të pamundurën që ta rregullojnë sa më shpejt.

Ky është njoftimi i plotë:

Konsumatorë të nderuar të Fushë-Kosovës, Drenasit  dhe lagjes “Kalabria”- në Prishtinë.
Fillimisht kërkojmë ndjesë, duke ju njoftuar që në zonat tuaja të cekura më lart ka çrregullim të furnizimit me ujë të pijshëm.
Arsyeja ka të bëjë me turbullirën e ujit që është shkaktuar në kanalin e Ibrit, për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit dhe pamundësia që të trajtohet uji.
Jemi duke e bërë të pamundurën që të rregullohet sa më shpejt edhe pse kjo është çështje e natyrës dhe që nuk është shkaktar faktori njeri.

Faleminderit për mirëkuptimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat