Malisheva prej sot sërish me targa 04

Kosova

Malisheva prej sot sërish me targa 04

Më: 8 janar 2021 Në ora: 10:42
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të qëndrojë për një vizitë në komunën e Malishevës, ku do të takohet me zyrtarët e Komunës.

Takimi do të mbahet sot, në ora 15:00, në zyrën e Kryetarit të Komunës.

Në këtë takim do të bëhet njoftimi për pronarët e automjeteve të Komunës së Malishevës se, që nga data 11 janar 2021, do të pajisen me targat e automjeteve me kodin 04.

Kjo një kërkesë kjo e kahmotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat