Urat në fshatin Grabovc të Fushës Kosovës të kalueshme, thonë zyrtarët

Kosova

Urat në fshatin Grabovc të Fushës Kosovës të kalueshme, thonë zyrtarët

Më: 9 janar 2021 Në ora: 15:08
Fushë Kosovë

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente e komunës së Fushë Kosovës, ka njoftuar se ura ne lagjen e Muzhakëve në fshatin e Graboc, pavarësisht dëmtimeve është e kalueshme për këmbësorë, sikurse edhe ura afër Mullirit.

Sipas njoftimit të komunës ekipet kanë dalë në teren dhe kanë konstatuar se urat mund të shfrytëzohen për lëvizje.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me publikimin e disa të pavërtetave në opinion nga disa portale të rrejshme, kinse në fshatin Grabovc, ura në lagjen e Muzhakëve dhe ajo te Mulliri janë të pa kalueshme, njoftojmë banorët e këtij fshati se ekipet tona kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se ura te lagja e Muzhakëve është e dëmtuar nga vërshimet e fundit por që është e kalueshme për këmbësorë. Këta banorë e kanë edhe rrugën alternative që është afër dhe nuk kanë asnjë pengesë për të lëvizur.

Edhe ura afër Mullirit është e kalueshme për automjete dhe këmbësorë.

Lusim qytetarët që të mos bien pre e këtyre dezinformatave dhe të pavërtetave e që qëllimshëm dikush po i bënë.

Ne jemi në terren dhe për çdo kërkesë apo ankesë të qytetarëve do të jemi në vendin e ngjarjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat