Komuna e Vitisë e mobilizuar në parandalimin e vërshimeve

Kosova

Komuna e Vitisë e mobilizuar në parandalimin e vërshimeve

Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:35
Komuna e Vitisë e mobilizuar në parandalimin e vërshimeve

Komuna e Vitisë, konkretisht kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti ju ka kushtuar rëndësi të veçantë pastrimit, hapjes dhe mirëmbajtjes së kanaleve, përroskave dhe lumenjve.

Kjo ka ndikuar që kjo komunë të mos këtë dëmtime nga vërshimet përderisa shumica e komunave në Kosovë janë përballur me vërshime.

Megjithatë kjo komunë sot ka bërëdisa intervenim të vogël në mesin e tyre edhe Pozheran, konkretisht në vendin e quajtur “ Të ura e Kurteshit”.

Përndryshe Kryetari Haliti potencoi se komuna e Vitisë do të vazhdoj të tregoj një përkujdesje të madhe në pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve, përroskave dhe shtratit të lumit “Morava e Binçës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat