Ejupi-Hajzeraj e AAK-së: Përulemi para veprës së Zahir Pajazitit

Kosova

Ejupi-Hajzeraj e AAK-së: Përulemi para veprës së Zahir Pajazitit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:15
Pranvera Ejupi-Hajzeraj

Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së Pranvera Ejupi-Hajzeraj, sot në 24-vjetorin e rënies për liri të heroit Zahir Pajaziti, ka vizituar dhe nderuar veprën e heroit me ç’rast tha që Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tij janë frymëzim për brezat që vijnë.

Postimi i plotë:

LAVDI HEROJËVE!

Sot në njëzetekatër vjetorin e rënies për liri, nderojmë dhe përulemi para veprës së Zahir Pajaziti dhe herojëve!

Zahiri, Hakifi dhe Edmondi janë frymëzim për të gjithë brezat që vijnë, do ti përkujtojmë përgjithmon.

Lavdi e përjetshme herojëve të Llapit dhe Gollakut!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat