Task Forca për arsim kërkon që edhe gjimnazi në Malishevë t’i kthehet mësimit sipas planit A

Kosova

Task Forca për arsim kërkon që edhe gjimnazi në Malishevë t’i kthehet mësimit sipas planit A

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:31
Pamje nga takimi

Task Forca komunale për menaxhimin e situatës pandemike në shkollat e Komunës së Malishevës, e drejtuar nga nënkryetari Hajdin Berisha, në mbledhjen e mbajtur sot, pas vlerësimit të situatës me covid-19 në shkollat e Malishevës, në mënyrë të veçantë për gjendjen në gjimnaz, e vetmja që punon sipas planit B, u kërkuar që mësimi edhe në këtë shkollë të zhvillohet sipas planit A.

Drejtori i Arsimit, Blerim Thaçi, ka kërkuar që mësimi në Gjimnazin “Hamdi Berisha” t’i kthehet normalitetit, pasi është e vetmja shkollë që punon sipas planit B.

“Gjendja është e mirë dhe nuk ka probleme sa i përket situatës me covid-19, ndërsa nxënësit janë duke humbur shumë mësim dhe rrjedhimisht dëmet janë të pariparueshme. Kërkoj që mësimi të zhvillohet me klasë të kompletuara, duke i zbatuar masat antiv-covid, sipas master planit të ministrisë”, ka thënë drejtori Thaçi.

Pas shqyrtimit të situatës dhe të kërkesës së drejtorisë së arsimit, Task forca, unanimisht është pajtuar që të kërkohet nga institucionet qendrore përgjegjëse, që t’i lejohet edhe gjimnazit, të vazhdoj me mësimin e rregullt, sipas planit A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat