Nënkryetari Berisha dhe drejtori Hoti, vizituan QKMF në Malishevë për njoftuar me bërjen e testeve rapide për covid-19

Kosova

Nënkryetari Berisha dhe drejtori Hoti, vizituan QKMF në Malishevë për njoftuar me bërjen e testeve rapide për covid-19

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:07
QKMF

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, sot e kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, me qëllim të njoftimit nga afër me ecurinë e kryerjes së testeve rapid, për covid-19.

Berisha e Hoti, janë pritur nga drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina dhe stafi i laboratorit në këtë qendër mjekësore dhe ët cilët i kanë informuar me mënyrën e bërjes së testeve, të njohura si test rapid, për covid-19, për rastet kur pacientët kanë simptoma të covid-it dhe të cilët rekomandohen për të bërë testin.

Nënkryetari Berisha, fillimisht i ka përgëzuar për punën që janë duke në QKMF, në menaxhimin e pandemisë, e po ashtu edhe stafin e laboratorit, për kryerjen e testeve rapide, por edhe testeve tjera. “Ne kemi investuar në këto aparatura, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të afërta për qytetarët, e gjithashtu edhe për ta kontrolluar më lehtë situatën, në kuadër të menaxhimit të situatës me pandeminë covid-19”, ka thënë nënkryetari Berisha. “Uroj që shumë shpejt të fillohet edhe kryerjen e testeve aerologjike, në mënyrë që ta kemi edhe një pasqyrë më të qartë të shkallës së imunitetit”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, gjatë vizitës në laboratorin e QKMF-së në Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat