Ka filluar rregullimi i dy rrugëve në Dragobil dhe Banjë

Kosova

Ka filluar rregullimi i dy rrugëve në Dragobil dhe Banjë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 16:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të ndërtimit të rrugëve dhe realizimit të investimeve kapitale në Komunën e Malishevës, këto ditë ka filluar rregullimi i dy rrugëve, njëra në Dragobil dhe tjetra në Banjë, rrugë të cilat kanë rëndësi të madhe për lagjet përkatëse.

Punimet në këto rrugë, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetar i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Nënkryetari Berisha, është njoftuar nga afër me ecurinë e punimeve si dhe është takuar edhe me banorë të këtyre lagjeve. “Ne jemi duke u munduar që ti realizojmë nevojat e qytetarëve për  infrastrukturën në përgjithësi, e në veçanti për rrugët, pasi kjo është jetike për banorët”, ka thënë Berisha.

Banorët e lagjeve përkatëse në këto dy fshatra e kanë falënderuar komunën për këto investime, jetike, pasi zgjerimi i lagjeve dhe ndërtime te reja, varen edhe nga infrastruktura, prandaj këto investime, sipas tyre, kanë qenë shumë të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat