Palushi: Brenda një dite mund të mbahet seanca konstituive dhe të formohet Qeveria

Kosova

Palushi: Brenda një dite mund të mbahet seanca konstituive dhe të formohet Qeveria

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:32
Kushtrim Palush

Juristi Kushtrim Palushi, ka treguar se a është e mundur që brenda një dite të konstituohet legjislatura e re e Kuvendit si dhe të formohet Qeveria.

Palushi në emisionin Speciale, ka thënë se me rregullore është e mundur që brenda një dite të betohen deputetët e rinj të Kuvendit si dhe të formohet Qeveria.

“Në radhë të parë ka qenë një dilemë se a do të zgjidhet çështja e presidentit apo formimi i Qeverisë. Siç shihet tashmë, Lëvizja Vetëvendosje e ka primare formimin e Qeverisë për sot”.

“Është e mundshme që brenda një dite të mbahet një seancë konstituive për legjislaturën e re të Kuvendit si dhe të formohet një Qeveri e re. Kjo pasi seanca për deputetët është mbajtur paradite”.

“LVV-ja duket se pasë koordinim ku menjëherë u dërguar letra nga Glauk Konjufca, ushtruesi i detyrës së presidentit, dhe ky subjekt shumë shpejt ia ktheu letrën dhe e thirrën seancën e re të Kuvendit”.

“Me rregullore është e mundur që të thirren gjatë ditës dy seanca të tilla. Nuk është pritur që shumë shpejtë LVV-ja të shkojë me formimin e institucioneve por kjo gjë nuk është diçka e keqe”, ka thënë Palushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat