Përkujtohet heroi Asllan Fazliu në 22 vjetorin e rënies

Kosova

Përkujtohet heroi Asllan Fazliu në 22 vjetorin e rënies

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:23
Homazhet

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së heroit, Asllan Fazliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij, familjarë e bashkëluftëtarë të heroit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit Asllan Fazliu në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë dhe janë vendosur buqeta me lule të freskëta.

Kryetari Lladrovci, ka vlerësuar lartë veprën dhe sakrificën e heroit Asllan Fazliu.

“Sot në 22 vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën dhe heroizmin e atdhetarit të shquar, heroit të kombit, Asllan Fazliu, njërit nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image
Homazhet

Kam pasur fatin të njoh edhe si mik, shok të shkollës e ilegales, jeta dhe vepra e të cilit lidhet me ngushtë me historinë e shumë bashkëluftëtarëve tanë që dhanë jetën për lirinë e vendit”, ka thënë kryetari Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat