Vdes imami Idriz Sertolli

Kosova

Vdes imami Idriz Sertolli

Më: 31 mars 2021 Në ora: 22:04
BIK

Imami i xhamisë në Bellanicë të Malishevës, Idriz Sertolli, ka ndërruar jetë.

Lajmi u bë i ditur përmes Facebook nga ana e BIK-ut.

I ndjeri do varroset me 1 prill 2021, në ora 17:00 në vendlindjen e tij.

Ngushëllime familjes.

Njoftimi:

Sot në orët e pasditës ka ndërruar jetë hoxha i nderuar nga Bellanica Mulla Idriz ef. Sertolli.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 01.04.2021 e enjte në ora 17:00 në vendlindjen e tij në Bellanicë.

Namazi i xhenazes falet të xhamia e Bellanicës.

Allahu e mëshiroftë dhe me xhennetin Firdeus e gradoftë.

Biografia:

Idriz Sertolli u lind me 19.12.1954 në fsh. Bellanicë. Shkollën f.e kreu në Bajë të Malishevës ndërsa te mesmen për dy vite e kreu në Medresenë " Alaudin" në Prishtinë dhe dy vite të tjera i kreu në Medresenë e Mesme Fetare ( Medresetu Thanevijetu Dinije) në Bagdat të Irakut.

Studimet universitare i vijoj në Universitetin e Bagdatit, Fakulteti Kulijetul- Adab, dega e gjuhës arabe.

Pas përfundimit te studimeve 1982-1991 punoi imam në Xhamin e Bllacës, 1991-2000 imam në xhamin e Piranës, 2000-2020imam ne xhamin"Mesxhid" në Prizren, 2020-2021 imam në xhamin e Ratkocit Rahovec. Vdiq me 31.03.2021 në Prizren.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat