FDHK prezanton raportin e monitorimit te gjykimeve mbi krimet e luftës

Kosova

FDHK prezanton raportin e monitorimit te gjykimeve mbi krimet e luftës

Më: 26 prill 2021 Në ora: 06:05
Ilustrim

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) do të organizojë konferencën ku do të bëhet prezantimi i raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës.

Si dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2020.

FDHK vazhdon të mbetet organizata e vetme që monitoron në mënyrë sistematike gjykimet e këtij profili.

FDHK organizon këtë konferencë me temën: ‘Zvogëlimi i hapësirës për mosndëshkueshmëri: Dialogu si mundësi për bashkëpunim juridik në mes të Serbisë dhe Kosovës’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat