E rëndë në Malishevë! Dy vëllezërit humbin jetën nga Covid-19 brenda pak ditëve

Kosova

E rëndë në Malishevë! Dy vëllezërit humbin jetën nga Covid-19 brenda pak ditëve

Nga: N. H Më: 28 prill 2021 Në ora: 10:46
Muharrem dhe Milaim Mazreku

Dy vëllezër nga Malisheva kanë ndërruar jetë në një kohë jo të gjatë.

Muharrem dhe Milaim Mazreku, kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid.

Në lidhje me këtë, asamblisti i Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, ka thënë se lajmi për vdekjen e anëtarëve të familjes Mazreku nga Malisheva i ka prekur të gjithë qytetarët e komunës.

“Ne që jemi nga qyteza dhe që i kemi njohur Muharremin dhe Milaimin nuk ka se si të mos ndjehemi të trishtuar nga vdekja e tyre”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij:

Lajmi për vdekjen e anëtarit të dytë të familjes Mazreku nga Malisheva i ka prekur të gjithë qytetarët e komunës sonë.

Pandemia por edhe sëmundjet tjera në rritje çdo ditë e më shumë po marrin jetë njerëzish.

Ne që jemi nga qyteza dhe që i kemi njohur Muharremin dhe Milaimin nuk ka se si të mos ndjehemi të trishtuar nga vdekja e tyre.

Që të dy njerëz të dashur e puntorë.

Muharremin kam pasur rastin ta njoh që nga koha kur ai punonte në ndërmarrjen e tyre për shitjen e materialit ndërtimor, pranë shtëpisë së prindërve të mi, ku shpesh kemi biseduar e ndarë mendime për çështje të ndryshme edhe pse me dallime në moshë.

Kurse, Milaimin nuk besoj që ka gjeneratë e mesme apo e vjetër që nuk e ka njohur për shërbimin dhe sjelljen njerëzore në çajtoren e tyre të njohur të viteve '90 në qendër të qytezës së Malishevës.

Në këto ditë dhimbje ne i qëndrojmë pranë familjes Mazreku dhe i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e më të dashurve të tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat