Protestohet në Vushtrri

Kosova

Protestohet në Vushtrri

Më: 21 maj 2021 Në ora: 00:04
Ilustrim

Vushtrriasit me protesë në rrugë sërish do të kërkojnë rikthimin semaforëve të cilët pas rregullmit të rrugës kryesore u hoqën nga punëkryerësi.

"Duke parë rrezikun e madhë për kalimin e rrugës magjistrale Prishtinë - Mitrovicë , tek ish semaforët, banorët do të organizojnë protestë paqësore më datën 21.05.2021, ditë e premte nga ora 12:00", thuhet ndër të tjera njoftimin e banorëve të lagjes "2 maji" dhe të Studimes së Vushtrrisë.

Kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë me kërkesë për rikthimin e semaforëve në këtë pjesë të qytetit.

Edhe më 13.02.2021 dhjetëra banorë të kësaj rruge kishin protestuar duke bllokuar rrugën magjistrale N2 që kalon nëpër qytet, e ku ditëve të fundit gati çdo ditë po shkaktohen aksidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat