“Festa e ditës së Drinit”

Kosova

“Festa e ditës së Drinit”

Më: 24 maj 2021 Në ora: 14:26
“Festa e ditës së Drinit”

Rreth 25 të rinj nga komuna e Pejës, Istogut nga Kosova dhe Tropojës dhe Bajram Currit nga Shqipëria janë përfshirë në Festën e ditës së Drinit, që “Let’s Do It Peja” nga Kosovë dhe “Alpin” nga Shqipëria me mbështetje nga “Drin Corda”, organizuan në afërsi të Urës se Fshenjtë në Gjakovë.

Të rinjtë që vijnë nga të dy shtetet, përmes aktiviteteve të ndryshme janë njohur për së afërmi me rëndësinë që ka lumi Drin për tërë zonën nëpër të cilën kalon, si dhe për florën dhe faunën që jeton përgjatë këtij lumi.

Përveç socalizimit dhe marrjes së njohurive bazike, gjatë qëndrimit në brigjet e lumit Drini, të rinjtë, kanë pasur mundësi të organizojnë aktivitete pastrimi, shëtitje me varka në kanionin e lumit, zhvillim të aftësive në pikturë, çiklizëm, peshkim rekreativ e sportive e të tjera aktivitete të tilla argëtuese.

Projekti ka për qëllim të informojë, mbrojë dhe promovojë mbrojtjen e lumit Drin nëpërmjet veprimeve të përbashkëta në të dy shtetet Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas Urim Xharavinës, drejtor i OJQ Let’s Do It Peja i synimi kryesor i këtij aktiviteti, tashmë tradicional është vetëdijësimi i të rinjëve për rëndësinë e ambientit, ujrave, e në veçanti të lumit Drin, si një lum me biodiversitet të zhvilluar dhe me kapacitete të mëdha për zhvillimin e turizmit, aktiviteteve të ndryshme rekreative e sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat