Deçani nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me KRU “Drini i Bardhë”

Kosova

Deçani nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me KRU “Drini i Bardhë”

Nga: A.SH Më: 25 maj 2021 Në ora: 11:40
Foto nga takimi

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me KRU “Drini i Bardhë”, me të cilën Deçani ua paguan taksen vjetore për ujitjen e tokave bujqësore të gjithë fermerëve nga Komuna e Deçanit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

E sipas kësaj, KRU “Drini i Bardhë” obligohet që t’i lirojë nga taksa vjetore të gjithë fermerët.

Postimi në Facebook:

Nënshkruam sot, marrëveshje bashkëpunimi me KRU “Drini i Bardhë” me të cilën Komuna e Deçanit ua paguan taksen vjetore për ujitjen e tokave bujqësore të gjithë fermerëve nga Komuna e Deçanit.

KRU “Drini i Bardhë” obligohet që t’i lirojë nga taksa vjetore të gjithë fermerët, njëkohësisht do t’i hapë dhe mirëmbajë të gjitha kanalet e ujitjes që kërkohen nga Komuna e që do t’iu shërbejnë fermerëve.

Uroj që ky vit të sjell bereqet për fermerët e Komunës sonë.

Faleminderit KRU “Drini Bardhë” për bashkëpunimin.

BR!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat