Vihet gurthemeli i ndërtimit të gjashtë shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve

Kosova

Vihet gurthemeli i ndërtimit të gjashtë shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:35
Vihet gurthemeli i ndërtimit të gjashtë shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu, sot kanë vendosur solemnisht gurthemelin për ndërtimin e gjashtë shtëpive në Lagjen e Dëshmorëve në Balloc.

Me rastin e fillimit të ndërtimit të gjashtë shtëpive të reja në Lagjen e Dëshmorëve, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se ndjehet i lumtur që po vazhdon projekti i ndërtimit të shtëpive për familjet me gjendje të rëndë sociale, të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.

Në kuadër të projektit i cili ishte përkrahur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale deri tash janë ndërtuar 106 shtëpi.

Kurse me këto 6 shtëpi, që po ndërtohen nga buxheti i Komunës, numri i përgjithshëm i shtëpive në këtë lagje arrin në 112.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat