Behramaj tallet me Kurtin pasi s’u lejua ta vizitojë Manastirin e Deçanit

Kosova

Behramaj tallet me Kurtin pasi s’u lejua ta vizitojë Manastirin e Deçanit

Më: 28 maj 2021 Në ora: 00:13
Adil Behramaj

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e ka refuzuar sot kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për ta vizituar Manastirin e Deçanit.

E në lidhje me këtë, ka reaguar ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj.

Ky i fundit, i është referuar Kurtit si “skifter” duke e sfiduar që në Manastir të shkojë pa pyetur.

Postimi i plotë:

Skifteri duhet ta vizitojë Manastirin e Deçanit se i Kosovës është dhe të mos kërkojë leje, sepse edhe Sava Janjići e ka kryeministër. Le ta merr edhe metrin me vete për t’ia matur mirë territorin. Obligim moral e ka që Kosovën dhe Malin e Zi ta lidhë me një rrugë të hairit. Plus shkon më shpesh tani edhe te kushërinjtë dhe nuk manipulon në emër të tyre në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat