Nisma zyrtarizon kandidatin për kryetar të Podujevës

Kosova

Nisma zyrtarizon kandidatin për kryetar të Podujevës

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 11:12
Fatmir Limaj

Partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate ka zyrtarizuar kandidatin  saj për kryetar të Komunës së Podujevës.

Kjo parti do të garoj për kreun e Podujevës me ish-kandidatin për deputet, Xhemajl Hasani.

Hasani tashmë ka nisur t’i bëjë publikë emrat e garuesve për asamble komunale.

Përveç Hasanit, deri më të tani, edhe AAK ka bërë zyrtare kandidaturën e Besnik Tahiri për kryetar të Podujevës. Një gjë të tillë ende s’e kanë bërë LDK, PDK dhe VV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat