Prezantohet analiza 'Hapja e institucioneve ndaj qytetarëve në Kosovë'

Kosova

Prezantohet analiza 'Hapja e institucioneve ndaj qytetarëve në Kosovë'

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 06:15
Ilustrim

Sot në Qendrën për Media në Çagllavicë prezantohen rezultatet e analizës “Hapja e institucioneve ndaj qytetarëve në Kosovë”, e cila është bërë në bashkëpunim me organizatën Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC) nga Graçanica në kuadër të nismës Open të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Projekti Open është një projekt i cili implementohet dhe financohet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me nëntë organizata të shoqërisë civile dhe mediave që veprojnë në mjediset serbe në Kosovë.

Rezultatet e analizës do të shërbejnë si bazë për diskutim për hapjen e institucioneve, perceptimin e tyre.

Po ashtu dhe rekomandimet për avancimin e hapjes së tyre ndaj qytetarëve dhe hisedarët tjerë në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat