Nesër dhe pasnesër përgatituni për temperatura shumë të larta

Kosova

Nesër dhe pasnesër përgatituni për temperatura shumë të larta

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 21:13
Ilustrim

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga një valë e të nxehtit dhe temperatura tepër të larta.

Vetëm gjatë ditës së sotme ato kanë arritur vlerën e 36 gradë Celsius.

Kështu ka konfirmuar Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat sot njësinë maksimale e kanë pasur 36 gradë Celsius dhe jo siç u raportua 40 gradë celsius duke u matur nëpër automjete, sepse nuk janë vlera të sakta, nuk janë profesionale. Temperatura më e lartë sot ka qenë 36 gradë e matur dy metra mbi nivelin e tokës”.

Aliu thotë se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe nesër dhe pasnesër ndërsa të shtunën priten reshje shiu dhe rënie e temperaturave.

“Këto temperatura do të vazhdojnë kështu edhe nesër dhe pasnesër, pastaj të shtunën priten reshje shiu, por që temperaturat do të zvogëlohen pak, jo shumë. Do të vazhdojnë temperaturat mbi 30 gradë deri në pjesën e dytë të muajit korrik. Pastaj pritet të kemi reshje pak më të dendura dhe temperaturat do të bien pak. Korriku njihet si t muaji më i nxehtë i viti kështu që do të kemi temperatura të larta.” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat