Të hënën mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit

Kosova

Të hënën mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 13:34
Ilustrim

Me datën 28.06.2021( e hëne) në sallën e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës, mbahet mbledhje e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës.

Për këtë mbledhje është caktuar ky:

REND DITE:

1. Korniza Afatmesme Buxhetore 2022/2024 e Komunës së Podujevës

2. Propozim Rregullorja e punës së Këshillit Drejtues të Teatrit të Qytetit të Podujevës “Avdush Hasani”

- Raporti nga diskutimi / debati publik

3. Propozim vendimi për ngritjen e komisionit përzgjedhës - për zhvillimin e procedurave për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet publike edukativo arsimore në Komunën e Podujevës

4. Informatë e Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, rreth procesit të Hartës Zonale të Komunës

5. Rishqyrtimi i Vendimit nr.prot.01-020/04-0035824/21 i datës 29 prill 2021, i ndërlidhur me Vendimin nr.prot.01-020/04-0026812/18 të datës 28 mars 2018 për ngritjen e Komisionit për ndarjen e shtëpive në pronësi të Komunës në “Lagjen e Dëshmorëve” në fshatin Balloc.

- Shkresa e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nr.02-1804-2/21 e datës 08.06.2021, e përcjellë përmes Ministrisë së Pushteti Lokal - Shkresa nr.020-396/10 të datës 10.06.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat