“Lagjja 29” në Google merr një emër të çuditshëm!

Kosova

“Lagjja 29” në Google merr një emër të çuditshëm!

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 20:35
“Lagjja 29”

Një rrugë në lagjen 29 nëntori në Fushë Kosovë që ka emrin “Meshari”, në hartën më të madhe në botë, Google Maps, mund të gjendet me një emër tejet racist “Te Maxhupt”.

E gjithë kjo ka bërë që komuniteti i romëve, egjiptasve dhe ashkalinjve të ndihen të ofenduar.

Madje, për këtë rast banorët e kësaj lagjeje kanë kërkuar edhe reagim institucional për të gjithë gjuhën raciste dhe se kërkojnë nga institucionet të ndërmarrin masa.

Organizata Ballkan Flowers nën drejtimin e Muhamet Arifit kanë nisur një peticion online duke kërkuar nga Google Maps që të ndryshojnë sa më shpejtë emërtimin e kësaj lagjeje.

Ndërsa, sipas Arjanit Dobroshit, ekspert IT-së, vendosja e një lokacioni në Google Maps mund të behët nga çdo person, mirëpo duhet verifikimi nga Google para se të vendoset çdo emër rruge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat