Besim Ilazi: Kemi arritur të ndërtojmë katër shkolla të reja

Kosova

Besim Ilazi: Kemi arritur të ndërtojmë katër shkolla të reja

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se është vitit i tretë që Qeveria e Kosovës nuk po e ndihmon që të realizojë projektet që janë të një rëndësie të veçantë për këtë komunë.

Ai thotë se Ministria e Infrastrukturës nuk po u jep dritën e gjelbër këtyre projekteve dhe kësisoj është krijuar edhe shqetësim për këtë mospërkrahje nga nivel qendror.

“Është ndoshta viti i tretë që nga Ministria e Infrastrukturës nuk kemi asnjë projekt të ri, e kjo ndoshta për një kryetar komune edhe për qytetarët është pak shqetësuese për shkak se ne gjithmonë e kemi orientimin dhe bindjen se e vetmja shpresë për të realizuar projekte që janë në interes të qytetarëve është pikërisht mbështetja nga niveli qendror por që fatkeqësisht nuk kemi arritë t’i marrim ato prioritete”, ka thënë Ilazi

Ilazi ka treguar se gjatë këtij mandati qeverisës, konkretisht në dy vjetët e fundit, kanë arritur t’i ndërtojnë katër shkolla të reja.

“Për dy vitet e fundit t’i kemi katër shkolla të reja, dhe i kemi dy shkolla të reja duke u ndërtuar gjë që për komunën e Kaçanikut ka qenë mjaftë sfiduese duke e ditur që kanë qenë objekte të vjetra dhe veç renovimit kishte një kosto të madhe që asnjëherë nuk kemi arritë ta përmbyllim, megjithatë ka qenë që mjetet që ndoshta gjithmonë janë shpenzuar, por nuk është vërejtur veprimi i tyre në terren apo pamja e tyre në terren”, ka thënë Ilazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat