Nisin korrje–shirjet në komunën e Vitisë

Kosova

Nisin korrje–shirjet në komunën e Vitisë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:11
Nisin korrje–shirjet në komunën e Vitisë

Ka nisur sot zyrtarisht në Komunën e Vitisë, fushata e korrje-shirjeve.

Për të parë nga afër fushatën dhe për tu i interesuar për rendimentet e grurit, kryetari I komunës Sokol Haliti dhe drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Arlinda Sahiti, kanë vizituar fermerët të cilët kishin filluar sot korrje-shirjen në sipërfaqet e mbjella me grurë në trekëndëshin Viti-Beguncë-Binçë.

Kryetari Haliti gjatë kësaj vizite tha se ky proces i korrje–shirjeve ka filluar mbarë në komunën e Vitisë, ku janë të mbjella me grurë rreth 4.850 hektarë, ndërsa rendimenti pritet të jetë prej 4500 – 5000 kilogram për hektarë.

Ndërsa Fadile Demelezi kryetare e GLV-së “Vitia”, ka thënë se këtë vit pritet një cilësi e mirë e grurit në komunën tonë. Ajo po ashtu tha se viteve të fundit, interesimi për punimin e tokës nga fermerët vitias, është i madh.

Nga ana tjetër fermerët kanë potencuar se për shkak të reshjeve të shumta dhe lagështirave që kanë qenë këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar rendimentet janë më të pakta, por mbjellja e grurit është fitimprurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat