Temperaturat nesër në Kosovë arrijnë deri në 38 gradë

Kosova

Temperaturat nesër në Kosovë arrijnë deri në 38 gradë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 14:16
Foto Ilustrim

Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit. Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes.

Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat