Korrja e grurit, bujqit kërkojnë mbështetje

Kosova

Korrja e grurit, bujqit kërkojnë mbështetje

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Në Fushë Kosovë 1200 hektarë e hapësirës është e mbjellur me grurë, e korrje-shirja veç se ka filluar.

Fusha të tilla të mbjellura plot grurë ka shumë në Fushë Kosovë.

Një ndër to është edhe toka e fermerit Rizah Breznicës në fshatin Miradi e Epërme.

Këto ditë veç se ka filluar korrja e këtij drithi.

Fermeri Breznica tregon se nga 5 hektarë të mbjellur me grurë që ai i posedon, tre prej tyre i ka shirë.

Por edhe pse është i kënaqur me të korrat e tij, ai ankohet se nga Ministria e Bujqësisë nuk e ndihmuan aspak me subvencione.

E komuna e Fushë Kosovës njihet për kultivim të drithërave, e nga ta thonë se ka një fillim të mbarë të korrje-shirjeve.

Topalli tregon edhe hapësirën e planifikuar për mbjellje.

Fushata e korrje-shirjeve pritet të zgjasë një muaj në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat