ShSKUK dënon sulmin fizik ndaj punëtorit të Spitalit të Gjakovës

Kosova

ShSKUK dënon sulmin fizik ndaj punëtorit të Spitalit të Gjakovës

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj punëtorit të Spitalit të Gjakovës.

“ShSKUK dënon sulmin ndaj punëtorit të sigurimit fizik në Spitalin e Gjakovës, i cili ishte  në vendin  e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, duke i  shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës ata i konsideruan si shqetësuese dhe të papranueshme.

Tutje, ShSKUK ftoj organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryersit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që  rastet e tilla të mos përseriten më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat