ASK debaton për Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

Kosova

ASK debaton për Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 06:02
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), organizon debatin publik lidhur me projektligjin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Ky debat organizohet duke e konsideruar rëndësinë e këtij projektligji në sigurimin e të dhënave që do të mundësojnë planifikim dhe zbatim të politikave zhvillimore, krijimin e bazës për të dhëna statistikore mbi karakteristikat demografike dhe socio-ekonomike në vend, hulumtime shkencore etj."

ASK vlerëson se përfshirja e shfrytëzueseve në hartimin e Ligjit është e rëndësishme për të fuqizuar tërë projektin e Regjistrimit.

Në këtë kuptim, një debat i mirëfilltë me palët e interesit sipas ASK-së do të ndihmojë si për qasje nga shfrytëzuesit për procesin e Regjistrimit po ashtu për të vlerësuar nëse është interes nacional për të fuqizuar pikat e ndryshme në ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat