Flet gruaja që lindi sot foshnjën rreth 6 kilogramë e gjysmë

Kosova

Flet gruaja që lindi sot foshnjën rreth 6 kilogramë e gjysmë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë një grua nga Drenasi lindi foshnjën me peshë rreth gjashtë kilogramë e gjysmë.

Ajo në një intervistë ka thënë se i gjithë procesi i lindjes i shkoi mirë.

“Kjo është hera tretë që bëhem nënë dhe po ndihem mirë. Dy fëmijët e tjerë kanë pas peshë më të vogël, njëri 3 kilogram e gjysmë dhe tjetri 4 kilogramë e 300 gramë, ndërsa sot kam lindur fëmijën me peshë 6 kilogram dhe 390 gram”, tha nëna e foshnjës së porsalindur.

Procesi i lindjes së foshnjës është bërë me anë të prerjes cezariane.

Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat