Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka reaguar për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Ai ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Serbia është pajtuar për hapjen e arkivave, përfshirë edhe ato për UÇK-në për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.
Krasniqi në reagimin e tij e ka postuar logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mbishkrimin:
“E shenjtë, e pastër, e përhershme, e paprekshme!”.