Shënohet në Viti Dita Botërore e Zemrës

Kosova

Shënohet në Viti Dita Botërore e Zemrës

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 15:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, organizuar nga Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare, është shënuar sot kjo ditë, me një aktivitet ku në qendër të qytetit të Vitisë.

Aty, u janë shpërndarë qytetarëve fletushka që përmbajnë këshilla për shëndetin dhe aktivitetin fizik.

Ndryshe, Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat