Projekte të reja për komunën e Vitisë

Kosova

Projekte të reja për komunën e Vitisë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vazhdon bashkëpunimi me Shoqatën Ekonomike Kulturore”Qëndresa Kosovare”, me perkrahje nga populli i Kuvajtit për Komunën e Vitisë.

Sot Vitinë e vizitoi delegacioni nga shoqata “Qëndresa Kosovare”, ku nën shoqerine e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Drejtorit të DKA-së kanë vizituar objektet ku planifikohet qe ne te ardhmen të bëhen punime.

Kryetari i Komunës Sokol Haliti kohë më parë ka lidhur nje memorandum bashkëpunimi me shoqatën në fjalë për investime në sferën e shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe sferën sociale.

Islam Cakaj, drejtor në shoqatë u zotua që së shpejti do të fillojnë punimet në objektin e shkollës së vjetër në Drobesh, ku sipas planifikimit të komunës do të shëndrrohet në çerdhe publike.

Gjithashtu, premtoi që në të ardhmen do të punohet edhe në renovimin e shkollës së vjetër në Lubishtë, që sipas planifikimit komunal, do të shëndrrohet në Ambulantë të Mjekësisë Familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat