Kandidati i LDK-së për Istogun shpalos planin e tij për shëndetësinë në këtë komunë

Kosova

Kandidati i LDK-së për Istogun shpalos planin e tij për shëndetësinë në këtë komunë

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 19:04
Pamje nga vizita

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, gjatë një vizite në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ka shpalosur programin e tij qeverisës për shëndetësinë.

Në planin qeverisës të tij, ndër të tjera parashihet ndërtimi i një QKMF-je të re si dhe funksionalizim të repartit të maternitetit.

“Bashkë me ekipin tonë të doktorëve vizituam QKMF-në në Istog. U njoftuam nga afër me sfidat që ata kanë dhe me kënaqësi ua shpalosëm planin tonë për shëndetësinë që përfshin:

Ndërtimin e QKMF-së së re,rritjen e kapaciteteve të resurseve humane dhe shërbimeve mjekësore, funksionalizimin e repartit të maternitetit, modernizimin e të gjitha QMF-ve dhe funksionalizimin e ambulancave,mjekun në shtëpi, zgjerimin e ekipeve mobile që do të kujdesen për pacientët që nuk kanë mundësi transporti, decentralizimin e procesit të vaksinimit”, ka shkruar Ferati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat