Komuna e Vitisë pranon rekomandimet nga Organizata EULOC në Viti, lidhur me buxhetimin gjinorë

Kosova

Komuna e Vitisë pranon rekomandimet nga Organizata EULOC në Viti, lidhur me buxhetimin gjinorë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 14:37
Dokumenti

Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Vitisë me Organizatës për Reforma Lokale – EULOC në Viti, sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pranuar raportin me rekomandime per hapat e ardhshëm në procesin e zbatimit më të mirë të buxhetimit gjinorë në Komunën e Vitisë.

Nga përfaqësuesit e kësaj organizate bëhet me dije se rekomandimet lidhur me buxhetimin gjinorë kanë dalë nga takimet dhe trajnimet e ndryshme që janë zhvilluar por edhe nga procesi i monitorimeve në këtë komunë.

Kurse kryetari Haliti dhe përfaqësuesit e kësaj organizate kanë nënshkruar dokumentin e rekomandimit dhe janë pajtuar që komuna e Vitisë, do të shikoj të gjitha mundësitë që rekomandimet të gjejnë zbatueshmeri sa më të madhe në këtë komunë.

Përndryshe ky raport është bërë në kuadër të projektit " Monitorimi dhe mentorimi i zbatimit të drejtë të politikave gjinore në komunën e Vitisë" e cila ka pasur edhe mbështetjen e kryetarit Haliti dhe është financuar nga ADA dhe SIDA përmes Gender Budget Watchdog Network. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat