Kryetari i Podujevës dhe njëherësh kandidati i LVV, Shpejtim Bulliqi ka vizituar tregun e qytetit.
Ai ka thënë se me mandatin e ri tregu i gjelbër do të zhvendoset në brendi të qytetit, për t'ju lehtësuar shitjen atyre dhe furnizimin qytetarëve.
Postimi në Facebook:
Sot është ditë tregu në Podujevë, së bashku me deputetë dhe kandidatë për asamble komunale vizituam tregun e qytetit dhe u informuam nga afër me telashet që ballafaqohen shitësit e produkteve bujqësore. Para tyre u zotuam se me mandatin e ri tregu i gjelbër do të zhvendoset në brendi të qytetit, për t'ju lehtësuar shitjen atyre dhe furnizimin qytetarëve.
Poashtu, në vizitat tek bizneset dhe tubimet me qytetarë anë e kënd lagjeve e fshatrave, po gjejmë entuziazëm e gatishmëri si asnjëherë më parë për të vazhduar bashkëqeverisjen për të miren e komunës dhe të qytetarëve!
#bashkëqeverisim144