​Qendrat mësimore ndihmojnë në qasjen në arsim të fëmijëve të komunitetit RAE

Kosova

​Qendrat mësimore ndihmojnë në qasjen në arsim të fëmijëve të komunitetit RAE

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Qendrat mësimore në Kosovë kanë ndikuar që fëmijët e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian të kenë qasje më të mirë në procesin mësimor, por që sfidë për këto qendra mbetet aspekti buxhetor për qëndrueshmëri dhe funksionalizimin e tyre.

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në partneritet me “Terres des hommes” në Kosovë në kuadër të programit të Arsimit, me temën “Qendrat Mësimore dhe Problematikat e Institucionalizimit”.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut në Qeverinë e Kosovës, Emilija Rexhepi ka thënë se Qeveria ka qëllim që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen të barabartë.

Rexhepi tha se fokus kanë parandalimin e paragjykimeve racore.

Ajo tha se qendrat mësimore luajnë rol sidomos për fëmijët e komunitetit rom.

Rexhepi: Qeveria përkrah komunitetet që të ndihen të barabartë në shoqëri

“Ne si Qeveri e Kosovës i japim një rëndësi të madhe që qytetarët e Kosovës të ndihen të barabartë, të respektuar të drejtat universale duke respektuar të drejtat themelore njerëzore dhe duke respektuar kulturën, traditën. Para se të gjitha me akcent të veçantë në parandalimin e sterotpieve dhe dominimit racor ngjyrën e lëkurës anti-ciganizëm që është një frymë dhe fenomen disa viteve të fundit[...]jam këtu që të jap përkrahje sa i përket pozitës tuaj si komunitete në shtetin tonë që të përbashkët t’ia dalim në specifikat tona sidomos komuniteti romë që gjuhën në të cilën flet nuk kanë sistem e arsimit të cilët janë shumë të rëndësishëm këto qendra për ruajtjen e gjuhës rome si gjuhë amtare. Situata me ashkalinj dhe egjiptian është më e ndryshme sepse ata mësojnë në gjuhën shqipe dhe për fëmijët e tyre është më lehtë”, theksoi ajo.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Dukagjin Pupovci tha se hendeku për qasjen e fëmijëve të komuniteteve RAE ka qenë i theksuar sidomos gjatë pandemisë për shkak se këta fëmijë nuk kanë pasur qasje në mësim online.

Ai tha se MASHT për këtë vit ka ndarë një fond prej 200 mijë eurosh për OQJ që mbështesin qendrat mësimore që synim kanë që fëmijët e komuniteteve të mos ngecin në mësimnxënie.

Pupovci: MASHT ka ndarë një fond prej 200 mijë eurosh për OJQ që mbështesin qendrat mësimore

“Ky hendek është rritur komuna më shumë gjatë pandemisë pasi mundësitë e fëmijëve të komuniteteve, romë, ashkalinj dhe egjiptian për ta ndjekur mësimin online kanë qenë të më se të kufizuara. Qendrat mësimore kanë kontribuar dhe do kontribuojnë në zhvillimin e këtij hendeku duke mobilizuar potencialin e komunitetit që të ndihmoj pjesëtarët e tyre[...]45% e fëmijëve të grupmoshës përkatës e vijojnë arsimin parafillor, 84% vijojnë atë fillor, 64% atë të mesëm të ulët, ndërsa 31% arsimin e mesëm të lartë dhe vetë këto shifra përveç për arritje flasin edhe për hendekun që ekziston në raport me komunitet tjera[...]Këtë vit për herë të parë MASHT ka ndarë një fond prej 200 mijë euro për organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunitet që mbështesin punën e qendrave mësimore ndërsa, vitin tjetër kjo shumë dyfishohet. Ndihma profesionale që ofrojnë këto qendra mësimore do jetë me rendësi që fëmijët e komuniteteve romë, ashkalinj, egjiptian mos të ngecin në mësime dhe të inkurajohen të vazhdojnë mësimin”, u shpreh Pupovci.

Drejtori ekzekutiv i Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, Isak Skenderi u shpreh se hulumtimet kanë treguar qendrat mësimore kanë pasur ndikim të rëndësishëm në qasjen e fëmijëve të komuniteteve të margjinalizuara në arsim.

Skenderi: Qendrat mësimore kanë ndikuar pozitiv në qasjen e fëmijëve të komuniteteve në arsim

“Qëndrat mësimore kanë treguar se ndikim shumë të rëndësishëm në qasjes në arsim të fëmijëve veçanërisht nga komunitetet e cenuara dhe margjinalizuara si janë romë, ashkalinj dhe egjiptian por edhe komuniteteve dhe fëmijëve nga komunitetet tjera që kanë problem me shkollim apo mësimnxënie[...]Është punuar një udhëzim administrativ që është dashur ta trasoj rrugën të institucionalizimit ose krijimit të kushteve për një funksionalizim më të mirë të qendrave dhe sot jemi takuar për të diskutuar ndoshta edhe rezultate e kësaj pune pore dhe disa nga sfidat që do duhej gjithsesi të zgjidhen për të siguruar që ky model që është treguar i suksesshëm të vazhdoj të funksionoj dhe të ndihmoj në eliminim e këtij hendeku në arsim”, tha ai.

Ndërsa, sipas një hulumtimi të prezantuar nga Orhan Butiq tha se për shkak të nivelit të ulët të qasjes së fëmijëve në procesin mësimor ka rezultuar në krijimin e këtyre qendrave të cilat në Kosovë ekzistojnë nga viti 2001 dhe janë gjithsej 80 qendra mësimore në gjithë vendin.

Teksa ka përmendur disa nga sfidat që ballafaqohen, Butiq tha se sfidë kryesore është zgjidhja e qëndrueshme dhe afatgjate për funksionimin e këtyre qendrave mësimore.

Butiq: Sfidat kryesore është planifikimi buxhetor në nivel komunal

“Qendra mësimore kemi të dy lloje, qendra që funksionojnë në bazë në shkollë dhe qendra që funksionojnë me bazë në komunitet. Qendra mësimore menaxhohen nga OJQ të ndryshme apo institucionet komunale ato fokusohen kryesisht në një synim kryesor të ndihmojmë fëmijëve me përgjegjësitë e tyre shkollore siç janë ndihmat në detyrat shtëpiake vijueshmëria parandalimin i braktisjes së rrezik dhe në mësimdhënie dhe performancës në përgjithësi[...]Si sfidat kryesore është planifikimi buxhetor në nivel komunal qendror për mbuleshmërinë e funksionimit të qendrave mësimore, e dyta sfidë është zgjidhja e statusit ligjore të personave që janë të punësuar në qendra mësimore por këto janë zakonisht për qendrat që funksionojnë nga komunat”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat