Taksitë ilegalë shtrenjtojnë çmimin

Kosova

Taksitë ilegalë shtrenjtojnë çmimin

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Paralelisht transportit publik vazhdon të operojë edhe transporti ilegal në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Bile tash me rritjen e çmimeve edhe ata kanë rritur çmimet e “biletave”.

Nga 50 cent, këta taksistë kanë rritur çmimin e transportit në 70 centë, ndërsa në orët e mbrëmjes 1 euro.

Qytetarët që udhëtojnë rregullisht kanë thënë se ky çmim është i papërballueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat