Kadriaj i reagon Gashit

Kosova

Kadriaj i reagon Gashit

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 10:38
Mustafë Kadriaj

Profesor i Ekonomisë, Mustafë Kadriaj i ka reaguar Shkëlzen Gashit, pas kritikave të këtij të fundit.

Kadriaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këto kritika të Gashit i sheh si kompliment.

Postimi i plotë

Nëse Liria ka Emër edhe tradhtia dhe idiotizmi ka emër ai është Shkëlzen Gashi

Të kritikon një njeri i cili është njëri ndër ata që ka dërguar ujë në mullirin e Serbisë është ndër me plotkuptimin e fjalës, pra të kritikon Shkëlzen Gashi  është kompliment sepse të bënë të kupton që një mirë në nivel të parimit njerëzor dhe kombëtar.

Ndërsa sa i për shuplakën që ka marr kryeministri Kurti nga SHBA dhe BE, duhet të jetë mësim që opozitarizmit i kryeministrit aktual ka qenë pikërisht me pranimin "mjeti arsyeton qëllimin" njëherit duhet të i kujtojmë kryeministrit aktuale që duhet të deklarohet pse ju kanë mbyll Kosovës dyert sepse kur ishte në opozitë mosliberalizmin dhe mosvancimin e Kosovës i bënte fajtor  qeveri e kaluar.

I përgjegjshëm është me u deklarua edhe kur nuk ke sukses njëherit  me hap rrugë sepse ekzekutivi nuk mbahet me ligjërime dhe ankesa por me veprime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat