Moti për javën e ardhshme

Kosova

Moti për javën e ardhshme

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta diellore ditën e mërkurë. 

Reshjet e shiut do të fillojnë sot për të vazhduar gjatë natës, ditës së hënë dhe të martën. 

Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale. Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje dëbore. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13. 

Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat