Qentë endacakë ia “masakrojnë” rreth 100 shpezë një fermeri në Llapashticë

Kosova

Qentë endacakë ia “masakrojnë” rreth 100 shpezë një fermeri në Llapashticë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 14:45
Qentë endacakë ia “masakrojnë” rreth 100 shpezë një fermeri

Qentë endacakë i kanë shkaktuar humbje të mëdha Burim Havollit nga fshati Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Havolli ka thënë për Llapi.info, ku edhe ka dërguar pamje, se qentë ia kanë “masakruar” rreth 100 shpezë.

“Qentë endacakë më kanë bërë një dëm të madh në fshatin Llapashticë të Epërme. M’i kanë mbyt rreth 100 shpezë. Me shpezëtari merrem që 15 vite. Rasti ka ndodhur të dielën”, është shprehur Havolli.

Havolli ka dërguar pamje në Llapi.info, ku shihet sulmi i qenve në këto shpezë.

http://www.llapi.info/wp-content/uploads/2021/12/video-1639402010.mp4?_=1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat