Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosova

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 07:07
Ilustrim

Ngjarjet e datës 17 dhjetor 2021.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pret në vizitë zyrtare delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Mario Banozic. (Ora 9:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton projektligjet në procedurë. (Kuvendi, salla N 204, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi, salla N 302, ora 09:00)

Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës. (Kuvendi, ora 10:00)

Mbledhja e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Sallën e mbledhjeve në Komunën e Podujevës, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF mban konferencë për media për publikimin e politikës rekomanduese për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet për herë të dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi, ora 11:00)

Bëhet promovimi i librit “Gjuha e shenjave dhe variacionet e saj” të autores, Shpresa Orana Sejdiu. (Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, salla A34, ora 11:00)

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat