IPK publikoi sot raportin e inspektimit për “menaxhimin e patrullimeve dhe sigurisë në rrugë”

Kosova

IPK publikoi sot raportin e inspektimit për “menaxhimin e patrullimeve dhe sigurisë në rrugë”

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:54
Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Inspektimeve ka publikuar sot raportin e inspektimit për “menaxhimin e patrullimeve dhe sigurisë në rrugë”.

Në bazë të Ligjit nr. 03/L-231, IPK-ja ka mandat ligjor që të kryejë inspektime në Polici, për të vlerësuar mënyrën e kryerjes së detyrave policore. Ky aktivitet ndihmon dhe mbështetë Policinë për të siguruar një shërbim profesional, demokratik dhe të përgjegjshëm.

Plani Vjetor i Inspektimeve të Rregullta i Departamentit të Inspektimit të IPK-së (2021) ka përfshirë inspektimin e  menaxhimit të patrullimeve dhe sigurisë në rrugë.

Në këtë inspektim është vlerësuar kryerja e detyrave në fushën e menaxhimit të patrullimeve dhe sigurisë në rrugë. Inspektimi është përqendruar në Divizionin e Komunikacionit Rrugor (DKR), Njësinë për Kontroll të Autostradës (NJKA) dhe Njësitë Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKR). Gjetjet e këtij inspektimi tematik konsiderohet të jenë me interes për të gjithë zyrtarët patrullues në nivelin lokal e qendror, si dhe për nivelin mbikëqyrës - vendimmarrës.

Inicimi i këtij inspektimi është ndikuar edhe nga nevoja që Policia të sigurohet se ka ndërmarrë veprimet e duhura në ruajtjen e jetëve të qytetarëve, duke ngritur nivelin e sigurisë rrugore.

Inspektimi ofron një mundësi për të vlerësuar angazhimet në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ligjet në fuqi dhe Strategjia për Sigurinë Rrugore në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat