Punëtorët e KRU “Mitrovica” ende pa rrogën e dhjetorit

Kosova

Punëtorët e KRU “Mitrovica” ende pa rrogën e dhjetorit

Më: 3 janar 2022 Në ora: 15:08
KRU “Mitrovica”

Problemet vazhdojnë ta përcjellin KRU “Mitrovica”.

Punëtorët e kësaj kompanie ende nuk kanë marrë pagat e muajit dhjetor.

Gazeta mëson nga burimet e saj se punëtorët e KRU “Mitrovica” nuk kanë marrë rrogat ani pse kemi hyrë në muajin janar.

Kujtojmë që media ka raportuar për moszbatimin e vendimit të Inspektoratit të Punës për anulimin e procesit të zgjedhjes së kryeshefit të kësaj kompanie nga Bordi i KRU “Mitrovica”.

Bashkim Kurti ishte zgjedhur në pozitën e kryeshefit nga Bordi i kësaj kompanie, proces ky që u konsiderua i paligjshëm nga Inspektorati i Punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat