“Fillon dimri i vërtetë”, parashikimi i motit për javën që vjen

Kosova

“Fillon dimri i vërtetë”, parashikimi i motit për javën që vjen

Më: 9 janar 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Borë dhe acar gjatë javës vijuese. Fillon dimri i vërtetë me ditë të akullta.  Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C, parashikon “Prishtina Weather”.

9.01.2022 – Pas javëve me mot më të butë dhe temperatura ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare, në javën vijuese si duket po fillon dimri i vërtetë me rënie të temperaturave dhe paraqitjen e ditëve të akullta, kur temperatura maksimale mbetet nën 0C.  Në ditët e para të javës parashihen edhe kushte për të reshura bore, kryesisht të intenzitetit të dobëta, e më intenzive përreth viseve malore.  Nga e marta dhe mërkura më shumë si rrebeshe të shkurta bore.  Ditëve të para të javës edhe do të fryjë erë e ftohtë veriore, e ndjeshmëria subjektive e temperaturës, apo windchilli, do të jetë edhe më i ftohtë edhe deri në -10C.

Trashësia e borës varësisht nga relievi mund të shkojë deri në 10cm e 15cm, e në vise malore mbi 30cm.

Nga dita e enjte nën kushtet e motit të kthjellët dhe depërtimit të acarit në rajon, temperaturat do të pësojnë rënie më të ndjeshme, por se nga e premta me një tendencë në rritje.

Erërat e theksuara veriore që fryjnë në këto ditë do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, e pas këtyre ditëve të fundjavës, me indeks në vlera të dobëta e shumë të dobëta, cilësia e ajrit do të shënojë përmirësim dhe kryesisht do të jetë në vlera të mira e të pranueshme.  Vetëm me qetësimin e erës nga pjesa e dytë e javës indeksi sërish mund të kaloj në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

Datat:

10.01 – Ftohtë, kryesisht vranët e me erë.  Kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta bore, derisa në vise malore mund të jenë më intenzive.  Ditën në vise më të ulëta reshjet mund të përzien edhe me shi.

11.01– Mbetet mot i ftohtë, me erë e kryesisht me vransira.  Kohëpaskohe priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

12.01 – Mot i ftohtë, me vransira e ditën edhe intervale me diell.  Herë herë me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

13.01 – Mot i acartë, paradite me vransira e gjatë ditës me kthjellime.

14.01 – Mot i acartë, kryesisht me diell gjatë ditës.

Temperaturat në të dy vlerat ekstreme pësojnë rënie të ndjeshme gjatë kësaj jave.  Minimalet pritet të zbresin nga 0C e -1C edhe nën -10C, deri në -12C të enjten në mëngjes, e maksimalet nga 1C ditën e hënë, zbresin në -2C e -5C nga mesi i javës, por se nga dita e premte pritet të shënojnë rritje edhe deri në 2C.

Ditëve të para të javës do të fryjë erë më e vazhdueshme, e ftohtë, mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga verlindja 5-14m/s, vende-vende me hove edhe deri në 16m/s apo 60km/h.

Shtypja atmosferike në fillim të javës pëson rënie nën vlera normale, e më pas me rritje të shpejtë lartë mbi vlera normale.

Image
Temperaturat
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat