Në Dukagjin pritet të ketë më shumë reshje bore

Kosova

Në Dukagjin pritet të ketë më shumë reshje bore

Më: 10 janar 2022 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Gjatë kësaj jave në vendin tonë do të ketë reshje të dendura bore.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se reshje më të theksuara pritet të ketë në rajonin e Dukagjinit dhe viseve të larta malore.

Mirë, IHK bën me dije se reshjet e borës nuk do të mungojnë as në viset mesatare dhe ato të ulëta.

“Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me riga të dobëta shiu për të rikthyer më tej në reshje mesatare dhe të dendura bore. Nga kushtet klimatike dhe relievit që ka vendi ynë, reshjet nuk do të jenë me intensitet të njëjtë në gjithë territorin. Më të theksuara priten të jenë në pjesën veriore të Dukagjinit dhe viseve të larta malore, mirëpo reshjet e borës nuk do të mungojnë edhe në viset mesatare dhe ato të ulëta”, ka njoftuar IHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat