Kryetari i Suharekës del në terren, vëzhgon nga afër pastrimin e rrugëve

Kosova

Kryetari i Suharekës del në terren, vëzhgon nga afër pastrimin e rrugëve

Më: 10 janar 2022 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka dalë në terren për të parë nga afër pastrimin e rrugëve pas reshjeve të vazhdueshme të borës.

Ai ka postuar një video në Facebook ku shihet duke biseduar me punonjësit e kompanisë për pastrimin e rrugës të cilët e njoftojnë për punën që po e bëjnë.

Muharremaj është interesuar të dijë se cilët rrugë janë pastruar, derisa iu ka dhënë edhe instruksionet se në cilat rrugë të tjera të komunës duhet të vazhdojnë.

“Pastrimi i rrugëve vazhdon… Obligimi ynë është të jemi në shërbim të qytetarëve…”, ka shkruar ai në Facebook.

Njëjtë si Muharremaj në terren sonte ka dalë edhe homologu i tij nga Prishtina Përparim Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat