​Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

Kosova

​Kurti vizitoi familjet e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:24
Pamje nga vizita

Në 38- vjetorin e rënies, kryeministri Albin Kurti ka vizituar familjet e dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, në Gjilan.

Në familjet Mala dhe Berisha kryeministri Kurti ka rikujtuar veprimtarinë patriotike dhe heroizmin e dy dëshmorëve, të cilët u vranë duke luftuar në një shtetrrethim të hekurt nga forcat serbe të policisë, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, më 11 janar të vitit 1984.

Kurti tha se veprimtaria e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës frymëzon e inspiron secilin brez shqiptarësh, jo më pak se rënia e tyre heroike.

“Liria kombëtare dhe drejtësia shoqërore u bënë bashkë te këta dy heronj të pavdekshëm, me jetën dhe vdekjen e tyre”, tha ai.

“Lagja ku luftuan këta dy heronj mori emrin Kodra e Trimave. E sakrifica e tyre u bë flakë e janarit që vazhdon të ndriçojë rrugën tonë”, tha kryeministri Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat